
Ai ka thënë se Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionare nga 25% deri në 49%..
Këto sqarime Lluka i ka bërë pasi dje deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu tha se ministri po manipulon publikun duke thënë se çdo Telekom në botë është privat.
Sipas tij, privatizimi i Telekomit të Kosovës është veprim i duhur dhe është një praktikë që e kanë ndjekur edhe shtetet të cilat kundërshtuesit e privatizimit të Telekomit i kanë paraqitur si argumente për mos ta ndërmarrë një veprim të tillë.
Më poshtë e gjeni të plotë postimin e ministrit Valdrin Lluka
Dje kam deklaruar që shumica e botës së zhvilluar kanë privatizuar kompanitë publike të telekomit. Kishte reagime që kam dhënë informatë të gabuar, duke u referuar në T Mobile të Gjermanisë dhe Telekomin Slloven.
Sa për sqarim, informatat më poshtë paraqesin strukturën aktuale të aksionarëve të T Mobile ku shihet që shumica e aksioneve janë private dhe shteti ka mbajtur në pronësi rreth 30%.
Telekomi Slloven ka shumë kohë që është në shitje. Tentativa e fundit ka qenë në nëntor të vitit 2018, që ka dështuar.
Privatizimi i Telekomit të Kosovës është veprim i duhur dhe, po e ripërsëris, se Qeveria e Kosovës do të mbetet aksionar nga 25% deri në 49%.



