“Nuk ka individ as axhendë ditore që do ta sfidojë partneritetin e Kosovës me SHBA-në”

Mos i humb

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për zhvillimet e fundit në vend, dhe takimin me ambasadorin Kosnett, ka thëne se takimi sotëm i përfaqësuesve të lartë të shtetit me ambasadorin amerikan, ishte takim i zakonshëm.

Sipas tij, takime e tilla janë të rregullta e të cilat shprehin vullnetin dhe përkushtimin tonë për të ecur përpara me agjendën tonë si Kosovë në partneritet me SHBA-në.

“Takimet e tilla ndodhin shpesh. Janë takime të rregullta edhe me ambasadorin e SHBA-ve edhe me bartësit e institucioneve të vendit dhe liderët politik me përkushtimin që kemi për një koordinim edhe më të mirë për agjendat që i kemi si bartës të institucioneve në koordinim dhe konsultim të ngushtë me SHBA-në. Prandaj, mendoj se ishte një takim i cili i ka kontribuar qartësisë së agjendës dhe natyrisht fuqizimit të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha presidenti Thaçi, duke shtuar se Kosova mbetet mike e përjetshme e SHBA-së.

“Kosova ishte, është dhe do të mbetet mik i përjetshëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe nuk ka individ e as agjendë ditore e cila do ta sfidojë këtë partneritet të shtetit të Kosovës dhe vullnetit të qytetarëve, as sot e as në të ardhmen”, tha Presidenti Thaçi.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit