
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), thotë se për muajin janar të këtij viti ka mbledhur 58.8 milionë euro, ku në krahasim me planin janë mbledhur 662.138 euro më shumë.
Sipas njoftimit, edhe në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak janë mbledhur 7.4 milionë euro më shumë.
“ATK do të vazhdojë të realizojë misionin e saj, në mënyrë që të krijohet stabilitet financiar në vend”, thuhet në komunikatën për media.


