A do jetë pjesë e qeverisë së re? Veton Surroi: Jam në dispozicion për të ndihmuar aty ku nevojitet

Mos i humb

Shkrimtari dhe publicisti i njohur shqiptar nga Kosova, Veton Surroi, deklaroi  gjatë një intervistë televizive se është në kontakt të vazhdueshëm me subjektet  e ndryshme politike që janë në pozitë dhe opozitë.

I ftuar në “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Surroi theksoi se në Kosovë ambientimi social është i tillë që duhet të komunikosh me shumë njerëz, por natyrisht tha se ka edhe ai preferencat e tij. Por a do të jetë pjesë e qeverisë së re të Kosovës, për këtë Surroi dha këtë përgjigje:“Pozicionimi im prej kohësh është i pandryshuar. Aty ku jam i nevojshëm dhe mund të ndihmoj jam në dispozicion”.

Sipas tij, në dhjetorin vitit të kaluar ai kishte një iniciativë me politikanë të ndryshëm për të unifikuar klasën politike për dialogun.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit