A do pengojë situata në rritjen e pagës minimale? Rama jep përgjigjen

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama tha se prioritetet e qeverisë nuk do preken nga kriza energjetike për momentin, duke kërkuar ndihmën e Zotit për shkak të situatës globale.

Ai theksoi se duam patjetër që ta mbajmë çmimin e energjisë këtu, por edhe kjo do ketë një kufi që do ta vendosin zhvillimet e mëtejshme..

“Është herët për të folur për këtë. Për momentin nuk kemi asnjë mendim, ide që të shkojmë drejt këputjeve, shkurtimeve të atyre që kemi përcaktuar si prioritete. Rritja e pagës minimale patjetër, zerimi i taksës mbi rrogën deri në 400 mijë lekë patjetër.

Përgjysmimi i taksës mbi rrogën deri në 500 mijë lekë, ose 50 mijë lekë të reja patjetër. Mbajtja e biznesit të vogël me zero taksë mbi fitimin, zero TVSH deri në 100 mln xhiro patjetër. Rritja e pagave për mësuesit, për mjekët, ushtarakët dhe të gjitha ato nënkategori siç është përcaktuar patjetër, investimet patjetër.

Por të gjitha këto me ndihmën e Zotit tani! Sepse çfarë sjell ora nuk sjell viti këtu në këtë botë ku jemi dhe do shohim si do vazhdojë.

Duam patjetër që ta mbajmë çmimin e energjisë këtu, por edhe kjo do ketë një kufi. Kufirin do ta vendosin zhvillimet e mëtejshme.

Kemi zgjedhur t’i përkasim një fronti shtetesh, vendesh, popujsh, ku jeta e sjell që në ditë të këqija na duhet të bëjmë sakrifica.

Nuk kemi zgjedhur të jemi një shtet neutral, një komb neutral, një vend neutral. Me plotë të drejtë jemi pozicionuar aty ku duhet për interesat tona strategjike.

Kjo vjen me kosto. Sot ne jemi pjesë e një fronti lufte, jo me armë, dhëntë Zoti asnjëherë jo, por me të gjitha këto që flasim.

Ukraina nuk është solidaritet me njerëz, me një popull në një hall shumë të madh. Solidariteti me Ukrainën është vetëmbrojtje e pastër për të mos lejuar që ajo që ndodh atje të mos ndodhë këtu dhe të infektojë gjithë botën tonë.

Këto janë sakrificat e luftës. Është një luftë që nuk mund t’ia lëmë televizorit, se na ka ardhur në shtëpi. Na ka ardhur tek mallrat, tek pompa e naftës, tek faturat e energjisë.

Tek faturat nuk lexohet tek familjarët dhe tek biznesi i vogël sepse po e mban qeveria në kurriz. Kjo është më e madhja nga të gjitha.

Kjo është për të gjithë ata që thonë ne nuk e kemi mendjen tek njerëzit. Shpresojmë që jemi në gjendje ta mbajmë deri në fund, por varet se kur është fundi”, deklaroi Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit