A është momenti të jehojë politika në këtë formë kur ballafaqohemi me këtë situatë?

Mos i humb

Komunikatë për medieLëvizja për Drejtësi -LD 25.03.2020Prishtinë

A është momenti të jehojë politika në këtë formë kur ballafaqohemi me këtë situatë?

Në asnjë mënyrë. Do të ishte më e moralshme të premtohej dhe të mbahej i njëjti qëndrim pas situatës së virusit.

Në parlamentin e Republikës së Kosovës eshtë dëshmuar nga partitë edhe një thënie të ditur; ‘ekstremi prodhon ekstrem’.

Kjo del në pah nga fjalori që po vazhdon të përdoret në parlament. Politika dhe institucionet kosovare kanë nevojë për urtësi, pjekuri dhe largpamësi ku të kalohet edhe kjo situatë e krijuar nga keq politik-bërja e politikanëve tanë.

Lëvizja për Drejtësi nuk mban krahun e asnjërës palë sepse për çdo problem në këtë situatë ku gjindemi, nevojiten të dyja palët me bashkëpunim, për qetësim të situatës nga pandemia si fillim.

Të kemi parasysh që problemin e shkaktuar nga vetë politikanët, ta zgjidhin po ata, por jo tani. Drejtësia ka mik drejtësinë. E padrejtësinë, natyrisht, armik.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit