A ka ndryshuar PDK qëndrim për Demarkacionin?

Mos i humb

Ditët në vazhdim mund të jenë vendimtare për institucionet në Kosovë. Sot pritet që projektligji për marrëveshjen e shënjimit të vijës kufitare mes Malit të Zi dhe Kosovës të dërgohet në Kryesi të Kuvendit.

Pas kësaj, me shumë gjasë do të caktohet seanca në të cilën deputetët e legjislativit do të kenë mundësi të japin votën e tyre rreth versionit aktual të demarkacionit.

“Indeksonline” ka kontaktuar deputetin e Kuvendit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqin për të mësuar qëndrimin e tyre rreth kësaj çështje.

Sipas Krasniqit, partia e Kadri Veselit ka qëndrim të qartë. Ai thotë se veprojnë çdo herë drejt hapjes së rrugës për në BE.

“Qëndrimi i PDK-së për demarkacionin është konstant dhe i pandryshueshëm që nga fillimi dhe gjithë opinioni publik e di këtë qëndrim. Ne jemi për ratifikimin sa më të shpejt të marrëveshjes, ashtu që sa më shpejtë të ndodhë edhe liberalizimi i vizave për qytetarët tonë”, është shprehur Krasniqi.

Ndryshe, kryeministri Ramush Haradinaj njëherësh lider i AAK-së ka deklaruar se ky version i Demarkacionit i cili është hartuar në vitin 2015 nuk duhet të kalojë. Sipas tij, i njëjti është i gabuar.

Ndërsa, LDK ka thënë se në rast se versioni në fjalë kalon, atëherë institucionet duhet të japin përgjegjësi për vonesën tri vjeçare që ka krijuar ky projektligj.

Kurse Vetëvendosje përmes një konference për media i ka bërë thirrje Qeverisë që të nisin diskutimet me Malin e Zi, me këtë rast të korrigjojnë gabimin që ka ndodhur me shënjimin e vijës kufitare mes dy vendeve./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit