A ka pazare me Bashën? Rama përsërit: Dora jonë është e shtrirë, PS ka marrë mandatin që ta çojë vendin në nivel tjetër

Mos i humb

Kryeministri Edi Rama pas përfundimit të seancës së parlamentit në një komunikim me mediat, u pyet edhe për vendimin që Basha mori në lidhje me Berishën, duke e përjashtuar nga grupi i PD-së.

Rama kur u pyet në lidhje me faktin nëse Basha ‘vrau babain e tij politik’, kryeministri u përgjigj; PS mori një mandat të tretë për të çuar Shqipërinë në nivel tjetër.

Rama: sa më shumë energji për punët që ka vendi, për ëndrrat dhe shpresat, dhe sa më pak energji për atë që politika ka bërë në shumë e shumë vite, duke u bërë pronë e politikanëve që e kanë përdorur qëllim interesa dhe ambicie që nuk janë të mjaftueshme për tu ngrit mbi hallet dhe shpresat e njerëzve.

PS ka marrë një mandat të tretë që ta çojë vendin në nivel tjetër, PS sot është në një moment të rëndësishëm sepse duhet të ndiejë përgjegjësinë të çuarjes së vendit në nivel tjetër, të tjerat janë më pak të rëndësishme.

Do bashkëpunoni me Bashën?

Ne vijmë në këtë kuvend për mandatin e 3 me dorën e shtrirë e kam thënë unë këtë, pa e ditur si do shkonin gjërat në PD, dora është e shtrirë për të bashkëpunuar në funksion të vendit , të borxheve që i kemi njerëzve.

A ka pazar mes jush?

Unë jam shumë i përgatitur që të jem në lartësinë e fjalëve dhe te jem i qetë dhe i butë me ju.Po s ‘ndodhi do jete gabimi im.

E kuptoni sa e madhe është sfida jonë, hallet e njërëzve , PD e ka të pamundur të shohë nga lart poshtë se ndryshe humb horizontin dhe perspektivën, në do shohim para kush të dojë le të vijë.

Trishtime dhe gëzimet janë evenimente të rëndësishme për njeriun që t’i shpërdorojë për politike.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit