
Partia Social Demokrate ka ftuar gjitha subjektet politike në Kuvend që ta votojnë projektligjin për referendum.
Faton Topalli, deputeti i kësaj partie para deputetëve të Kuvendit të Kosovës derisa ka paraqitur, projektligjin për referendumin, ka thënë se mbajtja e një referendumi do t’i kushtojë Republikës së Kosovës hiq më pak se 5.1 milionë euro.
“Ligji për referendum është një përgjigje kundër demagogëve që mos të flasin në emër të popullit. referendumi është e drejt e bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Projektligji për referendum nga PSD është hartuar nga ekspertet të cilët kanë dashur të mbesin anonim”, u shpreh ai.
Ndryshe, projektligji për referendumin ka marrë mbështetjen edhe të Partisë Demokratike të Kosovës që të votohet në parim.
Edhe Grupi Parlamentar i AAK-së i jep në parim dritën jeshile projektligjit për referendumnin.Këtë mbështetje e paraqiti në emër të grupit deputeti Shkumbin Demalijaj. Pro votimit në parim të projektligjit në parim doli edhe NISM-a, derisa folësi në emër të grupit Bilall Sheridi, dha disa vërejtje teknike për projektligjin , për çka tha ai se do të japin kontributin në leximin e dytë./Kosova Post/


