“AA edhe sot ngelet burimi i besueshëm informativ i Turqisë”

Mos i humb

Kreu i bordit drejtues dhe drejtori i përgjithshëm i Anadolu Agency (AA), Senol Kazanci, me rastin e 98-vjetorit të themelimit të kësaj agjencie tha se ajo ishte krijuar nga ana e Mustafa Kemal Ataturkut si kundërshtim ndaj propagandave dhe lajmeve të pavërteta të forcave okupatore të asaj kohe.

“AA, e themeluar nga Mustafa Kemal Ataturk për ta transmetuar brenda dhe jashtë zërin e Anadollit si kundërshtin ndaj propagandave dhe lajmeve të pavërteta të forcave okupatore, edhe sot vazhdon të jetë burimi i besueshëm informativ i Turqisë brenda dhe jashtë me të njëjtën frymë dhe mision”, është shprehur Kazancı përmes një mesazhi në të cilin ka shprehur urime me rastin e 98-vjetorit të agjencisë.

“Duke qenë një nga institucionet më të rrënjosura të Turqisë me një histori prej 98 viteve, AA gjendet në mesin e agjencive më të spikatura në botë”, ka theksuar Kazancı, duke shtuar se kjo agjenci sot operon në afër 100 shtete me 41 zyra dhe publikime në gjithsej 13 gjuhë.

Kazancı në emër të AA-së dhe punonjësve falënderoi presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan, kryeministrin Binali Yıldırım dhe zëvendëskryeministrin Bekir Bozdağ për kontributin e dhënë për agjencinë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit