Abdixhiku: Qeveria Haradinaj më e dobëta dhe më e rrezikshmja që Kosova ka pasur ndonjëherë!

Mos i humb

Sipas deputetit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, Qeveria Haradinaj është qeveria më e dobët, më e dëmshme dhe më e rrezikshme që Kosova ka patur ndonjëherë.

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku përmes një statusi në Facebook, i ka përmendur një nga një  skandalet e Qeverisë Haradinaj. Ai Qeverinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj e ka cilësuar si më të dobtën, dëmshmen dhe më të rrezikshmen që Kosova ka pasur ndonjëherë.

Fillimisht Abdixihiku ka ironizuar për numrin e madh të partive në koalcionin qeverisës si dhe programin siç e quan ai, jo përparimtar , si dhe me ëmerimin e numrit të madh të zëvendësministrave dhe koordinatorëve.

“Për të nisur punë iu deshën 22 parti. Pjesë e marrëveshjes qeverisëse nuk ishte ndonjë program përparimtar – ishte një dokument tre faqesh mbi atë se kush e çfarë merr. Pazar hesapi. Ndanë karriga, shtuan ministri, u rahatuan mirë thanë “erdhëm për punë të mëdha”, ka shkruar ai.

Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:

ÇKA PRITËT?

Për të nisur punë iu deshën 22 parti. Pjesë e marrëveshjes qeverisëse nuk ishte ndonjë program përparimtar – ishte një dokument tre faqesh mbi atë se kush e çfarë merr. Pazar hesapi. Ndanë karriga, shtuan ministri, u rahatuan mirë thanë “erdhëm për punë të mëdha”.

Punë e madhe e tyre doli të jetë emërimi i 80 zëvendësministrave. Këta të fundit njihen sot për raportet e tyre “dinamike” – material për tallje kolektive. Kur mbaruan me zëvendësministra, krijuan koordinatorë. Kështu Qeveria e Kosovës ka sot “kordinator për rini” dhe “koordinator për gjeneratë të re”; dhe kjo s’është barcoletë. Bëjeni diferencën vet.

Në menaxhimin e parasë publike treguan pangopësi. Vendimi i parë, rritja e pagave për vete. Thanë se “ju duheshin për kravatë”. Vendimi i dytë falja e 60 milion eurove prodhuesve të ujit. Thanë se “ju ka tekë”. Vendimi i tretë shtimi i 53 milion eurove Bektel Enkas. Thanë mos bëni fjalë se “i shpëtuam miliona të tjerë”. Për dy muaj shterrën rezervën shtetërore si asnjë qeveri më parë .

Në relacione ndërkombëtare prodhuan kaos. Provuan shfuqizimin e Gjykatës Speciale me fillim. “Thikë pas shpinde” ishte cilësimi amerikan; “nata më e rrezikshme e Kosovës” ai britanik; në fund u kthyen ku ishin në fillim – veçse me një kosto të tmerrshme joserioziteti jashtë. Ku ishin në fillim u kthyen edhe demarkacion – veçse Kosovës i humbën 3 vjet jetë. Në fund votuan marrëveshjen e njejtë pa as edhe një ndryshim. Thanë “tash bëmë kufi të ri”. Tash, meqë ne jemi n’pushtet thanë, ju mund të lëvizni lirë.

Në dialog me Serbinë shkuan kallabllak – “hajde bac, hajde bac, bac bac bac” do të mbahet si ekskurzioni më i turpshëm kosovar ndonjëherë. Dikur nisën të flasin për kufinj. Një herë për ndarje, dikur për shkëmbim, në fund për korigjim – pa strategji, pa ide, thuajse lojë shpërblyese është kjo. Eksperimentet e tyre ndërkombëtare ndaluan njohjet, vënë Kosovën në status-quo, e i dhanë Serbisë letren e palës së barabartë kur flitet për shtetin tonë. Këndej ndërsa vendosën tu paguajnë gjithë rrymën serbëve në Veri; e kriminelin e atjeshëm Radojçiq e lartnuan si mik.

Në sjellje me publik treguan arrogancë. Kur shtinë me armë zjarri thanë “është traditë”; kur thyen ligjin thanë “punë e madhe që thyhet një ligj”; kur u shtuan 19,000 veteranë thanë “jeni hajna të gjithē” – “paguani taksë për mosluftim” ishte një alternativë.
E pra miq, çka prisni nga të tillë? Pse çuditeni? Kjo Qeveri, pa dyshim, në pērbërje, në substancë, në dije, sjellje e prezantim është Qeveria më e dobët, më e dëmshme më e rrezikshme që Kosova ka patur ndonjëherë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit