Thaçi nesër përballet me Vuçiçin: Po pres me padurim të diskutoj!

Mos i humb

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç pritet të përballen nesër në një panel diskutimi në, “European Forum Alpbach”.

Në këtë panel do të diskutohet për perspektivat e ardhshme të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian.

Përveç Thaçit dhe Vuçiçit do të jetë edhe Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor dhe Johannes Hahn, komisioner i Bashkimit Europian për Zgjerim dhe Fqinjësi të mirë.

Këtë e ka bërë të ditur vet presidenti Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Twitter. Ai ka shkruar se është duke pritur me padurim.

“Pres me padurim të diskutoj perspektivat e zgjerimit të BE në “Rorumalpbach, një nga forumet më të rëndësishme të debatit social, politik dhe ekonomik në Europë”, ka shkruar Thaçi./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit