Abdixhiku: Serbia me mendje e me zë çnjerëzor, Europa asnjë reagim!

Mos i humb

Deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përmendur disa prej rasteve të liderëve shtetërorë serbë, që thonë se në Kosovë nuk është kryer gjenocid dhe që Maskra e Reçakut thuhet se është inskenim.

Ai këtu ka përmendur Evropën duke thënë se nuk po reagon ndaj deklaratave të tilla, madje Serbisë i hapë edhe më rrugën për anëtarësim.

“Pushtet, shtet e opozitë, në një mendje e një zë – çnjerëzorë. E Evropa? Evropa asnjë reagim. Serbisë i hapë edhe një kapitull të ri. E quan rrugën e saj përparim. Liderët e tillë i quan evropianë. Kosovën vazhdon ta mbajë si vendin e vetëm në rajon pa liberalizim”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

“Presidenti i Kosovës, ndërsa i prinë thirrjeve nëpër botë për “pajtim”. Thotë se duhet lënë vet me Aleksandrin sepse “s’janë problematik”. Në OKB, Ministri i Jashtëm i joni thotë se me serbët, shqiptarët, s’kishin asnjëherë dhe s’kanë asnjë konflikt”.

“20 vjet pas lufte, kush do ta kishte menduar një përfundim të tillë. Veç një klasë inkompetente, që as nuk din e as nuk mundet, e sjellë vendin në një gjendje të tillë”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit