Abuzimi me autostradën, ministri Gjiknuri në Prokurorinë e Krimeve të Rënda

Mos i humb

Pasditen e sotme ka shkuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda për t’u marrë në pyetje për rrugën Tiranë-Elbasan edhe ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.

Më parë në lidhje me këtë çështje janë marrë në pyetje edhe ish-ministrat Edmond Haxhinasto dhe Sokol Dervishaj.

Ministri ka dorëzuar kallëzimin për abuzimet me fondet e aksit Tiranë-Elbasan referuar gjetjeve të auditit që konstatoi shkelje.

Edhe prokuroria dyshon se zyrtarë e ish-zyrtarë të Autoritetit Rrugor kanë shpërdoruar detyrën në bashkëpunim dhe kanë kryer korrupsion duke urdhëruar 12 ndryshime të kontratës fillestare mbi të cilën do të ndërtohej aksi Tiranë-Elbasan.

Këto amendime të pastudiuar i kanë sjellë shtetit një dëm ekonomik, vlerë që do të përcaktohet nga një grup ekspertesh të pavarur të kërkuar nga akuza./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit