Acarohen marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Iranit, dëbohen dy diplomatë iranian nga Shqipëria!

Mos i humb

Pas vendimit të Shqipërisë të dëbojë dy diplomatë të Iranit, Irani sot ka reaguar edhe zyrtarisht. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike, Behram Kasimi, ka thënë se në shpalljen si persona të padëshirueshëm të dy diplomatëve të Ambasadës së Iranit në Tiranë, kanë ndikuar presionet e Shteteve të Bashkuar të Amerikës (SHBA) dhe Izraelit.

Sipas Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë, vendimi është marrë pasi diplomatët iranianë dyshohen të jenë përfshirë në aktivitete që cenojnë sigurinë në vend.

“Mendojmë se kjo iniciativë është bërë për të dëmtuar marrëdhëniet e mira të Iranit me Evropën. Shqipëria ra viktimë e skenarit të SHBA-ve, Izraelit dhe disa grupeve terroriste”, u shpreh Kasimi, duke folur për agjencinë zyrtare iraniane IRNA.

Kështu, duke deklaruar se në vendimin e marrë nga Shqipëria kanë ndikuar shtetet e tjera, ai rikujtoi se vendi në fillim është mirëpritur nga Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, dhe Këshilltar i Sigurisë Kombëtare i SHBA-ve, John Bolton.

Kasimi tha se do të bisedojnë me zyrtarë të Shqipërisë në lidhje me këtë çështje.

“Shqipëria duhet të jetë në gjendje të ruajë pavarësinë dhe sigurinë si dhe të mos u lejojë vendeve të tjera të ndikojnë në marrëdhëniet e saj me Iranin”, tha zëdhënësi iranian.

Kujtojmë se dje Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë konfirmoi për AA vendimin për shpalljen si të padëshirueshëm të dy diplomatëve të Ambasadës së Iranit në Tiranë./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit