LDK injoron thirrjen e Veselit për takim

Mos i humb

Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do t`i përgjigjet  ftesës së kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, për tryezën me subjektet politike për konsensusin e dialogut Kosovë- Serbi.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti, deklaroi se ftesa nga kryeparlamentari Veseli nuk është pranuar, pasi siç tha ai nuk ka legjitimitet për të udhëhequr tyeza të tilla.

“LDK nuk e pranon ftesën nga Veseli, pasi legjitimiteti për t`u udhëhequr mga institucionet e vendit nuk bëhet nga tryeza të tilla. Si rezultat i ftesës së këtij legjitimitetit, sot në Kuvendin e Kosovës, mblidhet për të votuar senacën e 13 shtatorit kjo do të thotë që asnjë seancë nukështë mbajtur në mënyrë të rregulltë”, tha Hoti.

Me tutje, Hoti tha se Haradinaj dhe Veseli duhet të pranojnë se nuk kanë fuqi për ta udhëhequr vendin.

“Ne i kemi dhënë mundësi koalocionit PAN  për dakordim për tejkalimin e  krizës. Pavarësisht kësaj dialogu nuk mund të udhëhiqet as nga partia e shtatë në Kuvend. Veseli dhe Haradinaj duhet të pranojnë se nuk kanë fuqi politike  për udhëheqjen e vendit”, tha ai.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit