Gjatë 2018 do të kryhet ristrukturimi i plotë i ministrive dhe institucioneve në varësi, është shprehur zv. kryeministrja Senida Mesi, gjatë raportimit të saj për administratën publike në komisionin parlamentar të ligjeve.
Ajo informoi më tej se po reformohen shërbimet publike, si instrument për të luftuar korrupsionin. “Jemi të vendosur ta shndërrojmë administratën publike në shërbyes me standarde për qytetarët dhe bizneset. Administrata Publike ka vend vetëm për punonjës me integritet, profesionalizëm dhe përgjegjshmëri. Plani i Veprimit 2018-2020 për Reformën e Administratës Publike është në proces konsultimi. Në 2017-tën është përmirësuar sistemi i rekrutimit – më shumë transparencë dhe fokus meritokracia. Në 2017-tën, mesatarisht rritja e pagave për punonjësit e administratës publike ishte 10%”, informoi më tej zv.kryeministrja.
Top Channel