Greva pamundëson 30 për qind të fluturimeve të Air France

Mos i humb

 

 

 Kompania ajrore franceze Air France do të mund të operojë vetëm 70 për qind të fluturimeve të saj sot për shkak grevës së organizuar nga sindikatat e pilotëve, ekuipazhi i avionëve dhe stafi i terrenit për të kërkuar rritje pagash.

Në një deklaratë, transportuesi i cili është pjesë e grupit Air Frane-KLM, tha se pret të realizojë 60 për qind të fluturimeve të saj të gjata dhe 65 për qind të fluturimeve të mesme që kryhen drejt dhe nga aeroporti Charles de Gaulle i Parisit.

Kompania tha gjithashtu se pret të operojë 75 për qind të fluturimeve të saj të shkurtra në aeroportin Orly të Parisit dhe aeroportet e tjera provinciale.

Air France paralajmëroi pasagjerët se mund të ndodhin “vonesa dhe anulime në minutën e fundit”.

Të paktën dhjetë sindikata bënë thirrje në grevë në një përpjekje për të ushtruar presion mbi drejtuesit për të rritur pagat e stafit prej 6 për qind.

Drejtuesit e Air France e konsiderojnë rritjen si “të pamundur” dhe kanë ofruar një draft marrëveshje që siguron rritje të përgjithshme prej vetëm 1 për qind që do të paguhet në dy faza.

Grupi Air France-KLM tha se shtatë ditët e grevave midis 22 dhe 11 prillit i kanë kushtuar kompanisë rreth 170 milionë euro humbje në të ardhurat operative.

Greva të mëtejshme janë paralajmëruar më 17, 18, 23 dhe 24 prill.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit