Aeroportet e Turqisë pritën mbi 26 milionë udhëtarë në janar-shkurt 2020

Mos i humb

Aeroportet e Turqisë në janar dhe shkurt të vitit 2020 kanë mirëpritur 26.2 milionë pasagjerë, njoftoi sot autoriteti shtetëror i aeroportit,(AA).

Shifrat ishin më të ulta për 2.2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, tha në një deklaratë Drejtoria e Përgjithshme e Autoritetit Shtetëror të Aeroporteve (DHMI).

Pasagjerët ndërkombëtarë përbëjnë 44 për qind të totalit të udhëtarëve në dy muajt e parë të vitit.

Aeroportet regjistruan 11.5 milionë pasagjerë në linjat ndërkombëtare, duke u rritur me 8.5 për qind krahasuar me vitin e kaluar.

Numri i pasagjerëve me destinacione brenda vendit ndërkohë arriti në 14.7 milionë.

Ndërsa aeroportet e vendit shërbyen afro 212.600 avionë, hapësira ajrore turke u përdor nga 278.670 avionë, përfshirë edhe fluturimet në periudhën dy mujore.

Raporti zbuloi se trafiku i bagazheve, kargos dhe postës, pati një rritje prej 3 për qind në bazë vjetore në 537.943 ton nga janari deri në shkurt.

Aeroporti i ri i Stambollit, faza e parë e të cilit u hap zyrtarisht në tetor të vitit 2018 dhe mori përsipër trafikun ajror nga aeroporti Ataturk më 6 prill 2019, priti 9.9 milionë pasagjerë në linjat ndërkombëtare dhe vendase dhe shërbeu mbi 66.649 avionë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit