Afganistan, 13 të plagosur gjatë shpërthimit në një universitet

Mos i humb

Së paku 13 persona, përfshirë studentë raportohet se janë plagosur sot pas një shpërthimi që ka ndodhur brenda një universiteti në juglindje të Afganistanit, njoftojnë mediat lokale.

Sipas agjencisë së lajmeve Khaama, incidenti ka ndodhur në Universitetin Ghazni në qytetin juglindor Ghazni.

Zyrtarët e institucioneve shëndetësore lokale theksuan që ata morën 13 persona që kishin pësuar lëndime gjatë shpërthimit.

Asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë për shpërthimin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit