Afganistan: 2018-ta, edhe më e përgjakshme

Mos i humb

Afganistani shënoi në vitin 2018 më shumë civilë të vrarë se në të kaluarën, sipas një raporti të lëshuar të dielën nga Kombet e Bashkuara.

Numri i civilëve të vrarë në krahasim me vitin 2017 është rritur me 11 përqind, me gjithsej 3.804, duke përfshirë 927 fëmijë.

Raporti u lëshua në prag të një raundi të ri bisedimesh ndërmjet zyrtarëve amerikanë dhe talibanë, të cilët synojnë përfundimin e luftimeve. Këto negociata janë një shpresë për paqen, por edhe një frikë se tërheqja e SHBA nga Afganistani mund të çojë në një luftë civile edhe më të përgjakshme.

Bisedimet në Doha vijnë pas një përshkallëzimi të vazhdueshëm të dhunës në Afganistan.

Sipas OKB-së, në dekadën e fundit, 32,000 civilë u vranë në Afganistan dhe 60,000 të tjerë u plagosën.

Grupet e armatosura kundër qeverisë akuzohen për 63 për qind të viktimave.

“Është koha për t’i dhënë fund kësaj vuajtjeje njerëzore dhe tragjedisë. Mënyra më e mirë për të ndaluar vrasjet e civilëve është ndalimi i luftimeve”, tha Tadamichi Yamamoto, kreu i misionit të OKB-së në Afganistan.

Rritja e viktimave civile është nxitur nga sulmet ajrore në rritje nga amerikanët dhe forcat afgane, pasi më shumë se 500 njerëz janë vrarë në operacionet ajrore. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit