Afganistan, 6 të vdekur në një sulm me autobombë

Mos i humb

 

 

Gjashtë persona e kanë humbur jetën në një sulm me autobombë në provincën jugore Helmand të Afganistanit.

Omer Zvak, zëdhënës i guvernatorit të provincës, tha për AA se sulmi ka ndodhur në qarkun Naad-e-Ali.

“Një sulmues vetëvrasës u qëllua për vdekje para se të arrinte objektivin e tij (një njësi ushtarake), por bombardimi martirizoi dy ushtarë dhe katër civilë ndërsa nëntë të tjerë u plagosën”, tha ai.

Zëdhënësi i talebanëve, Zabihullah Mujahed, mori përgjegjësinë për sulmin përmes një postimi në rrjetet sociale.

Presidenti afgan Mohammad Ashraf Ghani ka përsëritur thirrjen e tij për paqe drejtuar talebanëve.

“Jo çdo taleban dëshiron të luftojë. Kjo luftë u imponohet atyre nga një pakicë. Nëse jeni afganë dhe muslimanë, pranojeni paqen”, tha ai gjatë një eventi të mbajtur në kryeqytetin Kabul.

Provinca Helmand, e cila ndodhet në jug të vendlindjes së talebanëve, Kandahar, mbetet një nga provincat më të pasigurta, ku militantët kontrollojnë pjesë të mëdha të territoreve, pavarësisht se forcat afgane rikthyen kontrollin e një pjese të tyre kohët e fundit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit