Afganistan, 7 të vdekur dhe 70 të lënduar gjatë një aksidenti rrugor

Mos i humb

Së paku shtatë persona kanë humbur jetën në një aksident rrugor që ka ndodhur në Kabul, kryeqytetin e Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Afganistanit, Tariq Aryen, njoftoi se dy autobusë udhëtarësh ishin të përfshirë në aksident.

Ai tha se shtatë persona humbën jetën gjatë aksidentit, ndërsa 70 u plagosën, duke shtuar se në mesin e të vdekurve dhe lënduarve ka gra dhe fëmijë.

Aryen theksoi se shkaku i aksidentit ishte neglizhenca e shoferit.

Gjatë një aksidenti rrugor që më 23 prill ndodhi në provincën afgane Zabul, humbën jetën 14 persona, ndërsa 12 persona u lënduan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit