Presidenti i Iranit: Të gjendet personi që zbuloi regjistrimin audio të ministrit të Jashtëm

Mos i humb

Zëdhënësi i Qeverisë së Iranit, Ali Rabiei deklaroi se presidenti Hassan Rouhani i ka dhënë udhëzime Ministrisë së Inteligjencës për të gjetur personin që zbuloi regjistrimin audio ku ministri i Jashtëm, Mohammad Javad Zarif flet për politikën e vendit, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas agjencisë zyrtare të Iranit, IRNA, zëdhënësi Rabiei iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve në një konferencë online për media në kryeqytetin Teheran.

Duke deklaruar se regjistrimet e shkruara dhe vizuale të intervistës me Zarif janë planifikuar të ndahen me publikun pasi të arkivohen në Zyrën e Këshillit të Ministrave, Rabiei tha se regjistrimi ishte “i vjedhur” dhe se kjo ishte një “komplot” kundër popullit iranian.

Ai tha se vetëm një pjesë e shkurtër e intervistës së gjatë ishte publikuar. “Presidenti udhëzoi Ministrinë e Inteligjencës për të identifikuar autorin e këtij komploti”, tha Rabiei.

Zëdhënësi qeveritar tha se janë duke pritur që Zarif i cili po viziton Irakun, të kthehet në vend dhe të japë deklaratat e nevojshme në lidhje me “keqkuptimet”.

Televizioni “Iran International” duke transmetuar në persisht nga Londra publikoi regjistrimin audio të bisedës së ekonomistit iranian, Said Lilaz me Zarif në mars.

Ministria e Jashtme iraniane konfirmoi regjistrimin audio, por njoftoi se biseda ishte për arkivin jo për publikim. Gjatë bisedës Zarif ka dhënë deklarata të rëndësishme në lidhje me politikën e brendshme dhe të jashtme dhe ka kritikuar strukturën ushtarake në Iran dhe ish-komandantin e Forcës Kuds, Qasem Soleimani.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit