Afganistan, dy të vdekur dhe 6 të plagosur gjatë tre shpërthimeve

Mos i humb

Së paku dy persona kanë humbur jetën gjatë shpërthimeve në Jalalabad në rajonin e Nangarhar-it në lindje të Afganistan.

Tre shpërthime ndodhën njëra pas tjetrës, ndërsa zëdhënësi i guvernatorit të Nangarhar-it Ataullah Hogyani për AA deklaroi se mjetet shpërthyese kanë qenë të montuara në motoçikleta të cilat ishin lënë në hyrje të ndërtesës së një televizioni privat. Bombat janë aktivizuar me telekomandë.

Dy bombat tjera janë vendosur afër kazanëve të mbeturinave. Tjera u akivizua në të njëjtën kohë sikur e para në hyrje të televizionit. Jo shumë gjatë shpërthimit të dytë eksplodoi edhe bomba e tretë.

Hogyani theksoi se kanë humbur jetën dy pjestarë të forcave të sigurisë dhe janë plagosur gjashtë persona. Ende askush nuk e ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit