Afganistan, sulm i armatosur mbi Drejtorinë për siguri kombëtare

Mos i humb

 

Të enjten në mëngjes në Kabul, Afganistan, është kryer një sulm i armatosur ndaj qendrës për trajnime të Drejtorisë për siguri kombëtare.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Najib Danish, njoftoi se disa persona të armatosur kanë hyrë në godinën afër qendrës për trajnime dhe filluan të qëllojnë ndaj objektit.

Në vendin e ngjarjes janë drejtuar shumë zyrtarë të sigurisë.

Dëshmitarët pohojnë se kanë dëgjuar edhe shpërthime në objekt, ndërsa komunikacioni është ndërprerë.

Ende askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin.

Gjatë sulmit vetëvrasës të kryer dje në Kabul humbën jetën 48 persona.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit