Afganistan, sulm mbi zyrën e organizatës ”Save the Children”

Mos i humb

Të paktën 3 persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmit vetëvrasës mbi zyrën e organizatës joqeveritare ndërkombëtare “Save the Children” në provincën Nangarhar, në lindje të Afganistanit, ndërsa 24 kanë mbetur të plagosur.

Zëdhënësi i zyrës së guvernatorit të Nangarharit, Attaullah Khogyani për AA tha se, njëri prej katër sulmuesve aktivizoi bombën në hyrje të zyrës së organizatës në Jalalabad. Tre sulmuesit tjerë kanë hyrë në objekt dhe kanë filluar të qëllojnë me armë zjarri.

Ai tregoi se në sulm kanë humbur jetën tre persona, ndërsa 24 të tjerë janë plagosur dhe shtoi se janë të shqetësuar se numri i viktimave mund të rritet.

Hogyani më tej duke theksuar se dy nga sulmuesit janë neutralizuar dhe përleshja ka vazhduar me një sulmues, tha se 45 persona në këtë zyrë janë shpëtuar.

Përgjegjësinë mbi sulmin e morri organizata terroriste DEASH./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit