Afganistan, sulm me bombë ndaj një qendre zgjedhore

Mos i humb

Sipas vlerësimeve të para 10 persona e kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një xhamie e cila përdorej si qendër zgjedhore në provincën Khost në lindje të Afganistanit.

Drejtori i policisë në Khost, Abdul Hannan tha se një bombë e vendosur në xhaminë Yakubi në qendrën e Khost-it, e cila po përdorej si qendër zgjedhore, është aktivizuar pas namazit të drekës.

Hannan thotë se si pasojë e sulmit, sipas vlerësimeve të para, 10 persona e kanë humbur jetën ndërsa 34 të tjerë janë plagosur.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë shëndetosore ndërkaq ka shqetësime se numri i viktimave mund të rritet.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë mbi sulmin.

Në një sulm tjetër vetëvrasës të kryer dy ditë më parë nga organizata terroriste DEASH ndaj një qendre zgjedhore në Kabul, humbën jetën 57 persona./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit