Afganistan, sulm ndaj një qendre të zgjedhjeve

Mos i humb

Të paktën 6 persona janë plagosur si pasojë e një sulmi me bombë ndaj një qendre për zgjedhje në qytetin Jalalabad, në qendër të krahinës lindore të Afganistanit, Nangarhar.

Zëdhënësi i guvernatorit të Nangarhar, Attahullah Khogyani, në deklaratën për AA tha se bomba e vendosur në një motoçikletë, ka shpërthyer pranë një qendre për zgjedhje në qendër të qytetit.

Ai më tej duke theksuar se në sulm janë plagosur 6 persona, tha se gjendja shëndetësore e të plagosurve të dërguar në spital është mirë.

Përgjegjësinë mbi sulmi ende nuk e ka marrë askush.

Në një sulm javën e kaluar ndaj një qendre të zgjedhjeve në kryeqytetin Kabul, kishin humbur jetën 57 persona./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit