Regjimi i Asadit sulmon pjesën veriore të Homsit nën rrethim

Mos i humb

Regjimi i Bashar al Asadit në Siri po kryen sulme intensive në pjesën veriore të Homsit të cilën e mban nën rrethim. Të paktën dy civilë kanë humbur jetën në pjesën veriore të Homsit që është një prej rajoneve për pakësimin e tensioneve.

Sipas informimeve të bëra nga gazetarët e AA-së në rajon mësohet se regjimi i Asadit që nga orët e para të mëngjesit ka kryer 70 sulme ajrore në veri të Homsit.

Ndërkohë bëhet e ditur se objektiv i sulmeve kanë qenë fshatrat Izzettin Makramije, Tilif dhe Dejful në rajonin Zaferane, ku si pasojë e sulmeve dhe bombardimeve kanë humbur jetën të paktën 2 civilë dhe janë plagosur shumë të tjerë si dhe ka mbetur jashtë shërbimit spitali Zaferane.

Regjimi i Asadit dhe mbështetësit e tij pasi morën nën kontroll Gutën Lindore në Damask ato u drejtuan në zonat që kanë nën rrethim në rajonin Homs, në pjesën qendrore të vendit.

Më 14 prill forcat e regjimit nisën një operacion në pjesët periferike të Homsit, ku pas 3 ditësh arritën të merrnin në kontroll 6 pika, të cilat më pas u rimorën sërish nën kontroll nga opozitarët.

Territori prej 592 km katrorë nën kontrollin e opozitarëve në veri të Homsit, ndodhet nën rrethim që prej 5 vitesh, dhe në rajon jetojnë rreth 200-250 mijë persona.

Pjesa veriore e Homsit në maj të vitit 2017 u përfshi në mesin e zonave për pakësimin e tensioneve në kuadër të marrëveshjes në Astana mes Turqisë, Rusisë dhe Iranit.

Rusia më 4 tetor 2017 kishte njoftuar për arritjen e një armëpushimi mes regjimit dhe opozitarëve në zonën për pakësimin e tensioneve i cili përfshin pjesën veriore të Homsit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit