Afganistan, talebanët vrasin shefin e policisë dhe 6 roje

Mos i humb

Në një sulm të armatosur në provincën afgane Maidan Wardak janë vrarë shtatë policë, përfshirë një komisar policie.

Zëdhënësi i Zyrës së Guvernatorit Abdul Rahman Mengel tha se militantët talebanë kishin kryer një sulm të armatosur në qendër të qarkut Said Abad mëngjesin e sotëm.

I njëjti burim thotë se kreu i policisë së qarkut, Nezrab Shah Hashimi dhe gjashtë rojet e tij, u vranë në sulm.

Të paktën katër policë të tjerë u plagosën dhe u dërguan në spital.

Dhjetra militantë talebanë kanë hyrë në qendër të qytetit nga katër drejtime, dhe përmes rrjeteve sociale, organizata mori përgjegjësinë e sulmit dhe pretendon se ka marrë kontrollin e qendrës së Said Abadit./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit