Pompeo takohet me Kim Jong-un në Phenian

Mos i humb

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, priti sot Sekretarin amerikan të Shtetit, Mike Pompeo në Phenian.

Sekretari Pompeu konfirmoi në rrjetet sociale se pati bisedë konstruktive me liderin verikorean dhe se kanë shënuar përparim rreth marrveshjeve të arrituar në Samitin e dy liderëve në Singapor.

Pas përfundimit të vizitës, Pompeo nga Pheniani udhëtoi për në Seul.

Më parë, Pompeo u takua me zyrtarë japonezë në Tokio ndërsa fokusi i bisedimeve gjatë turneut të tij është situata në rajon me theks në përgatitjen e procesit të dakorduar për denuklearizimin e Gadishullit Korean./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit