Afganistan, vriten 16 terroristë të DEASH-it

Mos i humb

Të paktën 16 pjesëtarë të organizatës terroriste DEASH u vranë në provincën lindore Nangarhar të Afganistanit.

“Forcat afgane, të mbështetura nga aleatët e huaj, nisën sulmet tokësore dhe ajrore kundër organizatës terroriste DEASH në periferi të Nangarharit”, tha për AA zëdhënësi i provincës, Ataullah Hogyani.

Burimi i njëjtë tha se të paktën 16 terroristë u vranë në orët e para të operacionit, përfshirë Hattab Bajuri, një nga udhëheqësit e DEASH-it në atë rajon afgan.

“Gjatë operacionit, civilët nuk i janë ekspozuar rrezikut”, tha Hogyani.

Afganistani me vite është kthyer në vend të krizës së thellë të sigurisë e cila reflektohet në një luftë të vazhdueshme kundër ekstremistëve të lëvizjes militante talebane dhe organizatës terroriste DEASH, e cila, pas humbjes në Irak dhe Siri, intensifikoi aktivitetet e saj në Afganistan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit