Afrikë, numri i të vdekurve nga COVID-19 rritet mbi 120 mijë

Mos i humb

Në Afrikë numri i viktimave si pasojë e koronavirusit të ri (COVID-19) u rrit në 120.738, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes “Worldometers” ku azhurnohen të dhënat e COVID-19 në kontinentin afrikan janë zbuluar gjithsej 4.551.995 raste me COVID-19.

Ndërsa numri i viktimave shkoi në 120.738 dhe numri i të shëruarve shkoi në 4.070.424.

Në kontinent më së shumti raste janë zbuluar janë Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Etiopi, Egjipt dhe Libi.

Kurse numri më i madh i viktimave është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut dhe në Egjipt. Afrika me një popullsi rreth 1,3 miliardë banorë ka aplikuar më shumë se 15 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit