SHBA DO NDAJË 60 MLN DOZA “ASTRAZENECA”

Mos i humb

Amerika pritet të ndajë 60 milionë vaksina “AstraZeneca” vendeve me nevoja imediate.

Mbi 53% e amerikanëve janë vaksinuar me doza të kompanive “Pfizer”, “Moderna” apo “Johnson & Johnson”, ndërkohë që vaksinat “AstraZeneca” nuk janë miratuar për përdorim.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë tha se ato nuk do i duhen vendit për muajt në vijim, por u nevojiten shteteve si India ku virusi po vret me mijëra dhe po infekton me qindra mijëra përditë.

“Shumë vende po përjetojnë rritje të rasteve me covid-19  për të nëntën javë radhazi, por situata në Indi është më se e dhimbshme. Pandemia po intensifikohet, aq sa në javën e kaluar gjithë bota raportoi aq raste sa në 5 muajt e fillimit”, tha shefi i OBSH-së.

Që nga shfaqja në Kinë në fund të vitit 2019, koronavirusi i ri  ka vrarë mbi 3 milionë e 100 mijë persona dhe ka infektuar 147 milionë të tjerë.

Bashkimi Europian, ndërkohë, do të ngre padi ndaj kompanisë “AstraZeneca” pasi nuk e ka përmbushur kontratën për sa i përket dozave që parashikohej t’i ndante BE-së.

Padia është regjistruar në Belgjikë dhe “AstraZeneca” akuzohet se ka dorëzuar vetëm 31 nga 120 milionë doza që BE-ja kërkonte për të imunizuar popullatën e vet.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit