Afrikë, përqindja e shërimit nga COVID-19 arriti në 82 për qind

Mos i humb

Drejtori i Qendrave të Afrikës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), Dr. John Nkengasong, njoftoi se përqindja në rastet e shërimeve nga koronavirusi i ri (COVID-19) ka arritur në 82 për qind.

Nkengasong, në konferencën javore për media tha se, ka një rritje serioze në shërimet në javët e fundit.

Ai tregoi se 76 për qind të rasteve në kontinent e përbëjnë Afrika e Jugut, Egjipti, Maroku, Etiopia dhe Nigeria, ndërsa në shpejtësinë e rritjes së rasteve ka një zbritje prej 6,9 për qind në krahasim me javën e kaluar.

Nkengasong tha se deri më tani kanë bërë 13 milionë teste me synim për ta rritur deri në 20 milionë deri në nëntor. Ai deklaroi se zhvillojnë bisedime me 9 kompani vaksine, por se vaksina nuk është “shkop magjik”.

Sipas të dhënave të Afrika CDC, në kontinent me koronavirusin janë infektuar rreth 1,4 milion persona, prej të cilëve 33.500 kanë humbur jetën

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit