Afrikë, shkon në mbi 198 mijë numri i viktimave nga COVID-19

Mos i humb

Në Afrikë ka shkuar mbi 198 mijë numri i personave që kanë humbur jetën nga koronavirusi i ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve në gjithë kontinentin afrikan është rritur në 7.919.228.

Në kontinent numri i vdekjeve ka shkuar në 198.187, ndërsa numri i të shëruarve ka shkuar në 7.043.722.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Libi dhe Etiopi. Ndërkohë numri më i madh i vdekjeve nga virusi është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.

Sipas të dhënave të Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (Afrika CDC), deri më tani në kontinent kanë mbërritur 137,7 milionë doza të vaksinës.

Shkalla e të vaksinuarve plotësisht kundër virusit në kontinent, ku janë administruar rreth 104,2 milionë vaksina, është në nivelin 2,93 për qind. Vendi ku janë kryer më shumë vaksinime është Maroku me 33 milionë doza.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit