Afrin, arrestohen terroristët YPG/PKK që përpiqeshin të fshehen në mesin e civilëve

Mos i humb

Dy terroristë të cilët përpiqeshin të fshehen në mesin e civilëve janë arrestuar në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” të nisur në rajonin Afrin të Sirisë nga Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK).

Operacioni i nisur më 20 janar të këtij viti në Afrin të Sirisë është duke vazhduar me qëllim të vendosjes së sigurisë dhe stabilitetit përgjatë kufijve të Turqisë dhe rajonit, si dhe për të mbrojtur sirianët nga shtypja dhe mizoria e terroristëve.

Në kuadër të operacionit, ushtarët turk të cilët janë duke përparuar në zonën rurale të Afrinit, vërejtën dy terroristë të cilët u përpoqën të fshiheshin në mesin e civilëve në një rajon të pastruar nga terroristët.

Terroristët të cilët u kapën dhe u dërguan në Turqi, përpiqeshin t’i mashtrojnë ushtarët duke pretenduar se ishin barinj dhe kishin ardhur në rajon për t’u kujdesur për kafshët.

Terroristët, në telefonat e të cilëve kishte dokumente që i përkasin organizatës terroriste YPG/PKK, me vendim të gjykatës u arrestuan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit