Afrin, familja viktimë e bombës së vendosur nga YPG/PKK

Mos i humb

Në qendrën e qytetit të Afrinit 6 anëtarë të një familjeje kanë mbetur nën rrënoja si pasojë e shpërthimit që ndodhi në shtëpi, ku terroristët e YPG/PKK-së kishin vendosur bombën.

Siç njofton gazetari i AA-së në Afrin, familja 6 anëtarëshe nga Afrini ishte kthyer në shtëpi pas pastrimit të qendrës së Afrinit nga terroristët nëpërmjet operacionit të Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS).

Mirëpo, pas një kohe në shtëpinë ku pjesëtarët e YPG/PKK-së kishin vendosur bombën ndodhi një shpërthim.

Familja mbeti nën rrënojat e shtëpisë. Nga rrënojat u nxorr trupi i pajetë i një gruaje ndërsa një fëmijë i shpëtuar u dërgua në spital.

Ekipet eksperte të TSK-së dhe ULS-së të cilët shkuan në vendngjarje po përpiqen të arrijnë tek anëtarët tjerë të familjes.

TSK dhe ULS më 18 mars morën nën kontroll qendrën e qytetit të Afrinit, mirëpo ende vazhdojnë punimet për pastrimin e minave të vendosura nga terroristët.Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit