Afrin, mbi 415 kilometra katrorë të çliruara nga forcat turke dhe ULS

Mos i humb

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) kanë çliruar nga terroristët 100 pika në një sipërfaqe prej 415 kilometrash katrorë në Afrin. Aktualisht, kanë ngelur edhe shtatë kilometra në veri dhe 7,8 kilometra në perëndim të Afrinit për ndërprerjen e kontaktit kufitar të terroristëve me Turqinë.

Që nga 20 janari, TSK dhe ULS janë duke i vazhduar operacionet ndaj organizatave terroriste YPG/PKK-DEASH nga drejtimet veriore, verilindore, veriperëndimore, perëndimore dhe jugperëndimore të Afrinit.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në një takim me krerët provincialë të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në kryeqytetin Ankara, tha se në Afrin janë neutralizuar 1.873 terroristë dhe është çliruar një sipërfaqe prej 415 kilometrash katrorë.

Që nga fillimi i operacionit, TSK dhe ULS kanë çliruar nga organizatat terroriste YPG/PKK-DEASH 100 pika, përfshirë një qendër qyteze, 72 fshatra, gjashtë vendbanime rurale dhe 20 male ose kodra strategjike dhe një bazë të YPG/PKK-së në pesë qyteza të Afrinit, në një sipërfaqe prej 415 kilometrash katrorë.

– Operacionet vazhdojnë për ndërprerjen e kontaktit kufitar

Më 20 shkurt u bë bashkimi i qytezës Bulbul në veri të Afrinit dhe qytetit të Azezit të kontrolluar nga opozitarët dhe në këtë mënyrë u ndërpre kontakti kufitar i terroristëve me provincën Kilis të Turqisë.

Sipas matjeve hartografike nga Anadolu Agency (AA), aktualisht kanë ngelur edhe shtatë kilometra në veri dhe 7,8 kilometra në perëndim të Afrinit për ndërprerjen e kontaktit kufitar.

TSK dhe ULS janë duke i vazhduar operacionet në veri të Afrinit për ta çliruar linjën kufitare prej shtatë kilometrash që gjendet përballë pjesës rurale të qytetit Hassa në provincën turke Hatay.

Nga ana tejtër, është duke vijuar edhe operacioni për bashkimin e pjesës së ngelur prej 7,8 kilometrash që gjendet përballë fshatit Akpınar në Hatay, në perëndim të Afrinit./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit