“Adriatiku e ka shumë lehtë kur bën thirrje për votim të një marrëveshje që falë territor!”

Mos i humb

Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook ndaj fushatës së moderatorit, Adriatik Kelmendit i cili sipas saj ka nisur kundër Lëvizjes.

Haxhiu ka deklaruar se Adriatik Kelmendi ka nisur një fushatë dhe presion mbi deputetët e Kuvendit që të votojnë demarkacionin që i falë territor Malit të Zi.

Ja postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

“Ka disa ditë që Adriatik Kelmendi ka nisur një fushatë dhe presion mbi deputetët e Kuvendit që të votojnë demarkacionin që i falë mbi 8200 ha, Malit të Zi.

Kulmi i gjithë kësaj është kur në mënyrë të ulët mundohet të na krahasojë me Listën serbe dhe Rusinë. Fushata përbaltëse kundër nesh është e papranueshme!

Duke qenë se Adriatiku, udhëheq emision në një televizion nacional, duhet të jetë neutral, profesionist dhe korrekt.

Adriatiku e ka shumë lehtë kur bën thirrje për votim të një marrëveshje që falë territor!

Nesër, pasnesër, ai nuk mban përgjegjësi as morale e as politike, besa as penale sepse janë deputetët që do të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre. Sot, ende historia i mban mend emrat e njerëzve që kanë falur territor për karrigë, njësoj është puna edhe me demarkacionin!

Unë i bëj thirrje të njëjtit që të ngrisë zërin ndaj problemeve reale të qytetarëve, kritikat t’i ketë në adresën e duhur dhe konstruktive dhe të ndal fushatën përbaltëse kundër Lëvizjes.

Mandati i deputetit është i lirë dhe nuk i nënshtrohet asnjë presioni a detyrimi!”./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit