Afrin, TSK dhe ULS dëbuan terroristët nga fshati Serincek

Mos i humb

Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) dëbuan terroristët e PYD/PKK-së nga fshati Serincek që ndodhet në verilindje të qendrës së qytetit sirian Afrin.

Gazetari i AA-së raporton se ushtria turke dhe forcat e opozitës siriane në vazhdim të operacionit “Dega e Ullirit” çliruan plotësisht fshatin pranë vendit Sheran dhe vazhdojnë të avancojnë në drejtim të brendisë së rajonit sirian.

Ky është një tjetër fshat që u çlirua sot, sepse disa orë më parë nga terroristët e PYD/PKK-së u pastrua edhe fshati Haxhi Iskender që ndodhet në perëndim të qytetit Afrin.

TSK që nga fillimi i operacionit “Dega e Ullirit” në Afrin kanë çliruar gjithsej 49 pika, përfshirë edhe një qytet, 35 fshatra dhe 13 male dhe kodra strategjike.

Operacioni në Afrin filloi më 20 janar, në përputhje me të drejtat e Turqisë në bazë të së drejtës ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara, veçanërisht ato në lidhje me luftën kundër terrorizmit 1624 (2005), 2170 (2014) dhe 2178 (2014).

Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, ose “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Forcat besnike të regjimit të presidentit sirian Bashar al-Asad në korrik të vitit 2012, pa konflikt ia lanë në kontroll terroristëve të PYD/PKK-së Afrinin. Kjo u bë një nga qendrat kryesore të kësaj organizate terroriste.

Terroristët e PYD/PKK-së aktualisht mbajnë nën kontroll 65 për qind të kufirit turko-sirian ndërsa në Afrin ka në mes 8.000 dhe 10.000 terroristë.

PYD/PKK është dega e organizatës terroriste PKK, e cila është në listën e grupeve terroriste në Turqi, SHBA dhe Bashkimit Evropian. Që nga mesi i viteve 1980, PKK zhvillon një fushatë terroriste kundër Turqisë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit