Afrin, zbulohet punëtori e mjeteve të improvizuara shpërthyese

Mos i humb

Gjatë operacioneve të kërkimit dhe ekzaminimit, ekipet ushtarake dhe forcave speciale policore turke, në fshatin Ambarlı të rajonit të Afrinit, të marrë nën kontroll në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, kanë zbuluar një punëtori të organizatës terroriste YPG/PKK për mjete të improvizuara shpërthyese.

Operacioni në Afrin është në përputhje me të drejtat turke të bazuara në të drejtën ndërkombëtare dhe rezolutat e Kombeve të Bashkuara. Turqia gjithashtu i referohet nenit 51 të marrëveshjes së OKB-së, përkatësisht “të drejtës për vetëmbrojtje”. Operacioni zhvillohet duke respektuar integritetin territorial të Sirisë.

Forcat e sigurisë, të cilat kanë marrë nën kontroll të plotë Afrinin, vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe ekzaminimit për mjetet e improvizuara shpërthyese dhe minave.

Prandaj, ekipet ushtarake dhe forcat speciale policore me mbrojtësit e sigurisë, vazhdojnë operacionet e pastrimit të fshatrave Ambarlı, Akbez, Korzlu, Hopol, Kodlaki dhe Shejh Obasi të Afrinit nga mjetet shpërthyese.

Punëtori të mjeteve të improvizuara shpërthyese në hambarin e shtëpisë.

Bëhet e ditur se ekipet ushtarake dhe të forcave speciale të policisë, gjatë ekzaminimit të shtëpive dhe strehimoreve të popullatës vendase të përdorura nga terroristët pas presionit të ushtruar mbi ta, kanë zbuluar se organizata terroriste ka përdorur një hambar të një shtëpie në fshatin Ambarlı si punëtori e mjeteve të improvizuara shpërthyese.

Gjatë kërkimeve në hambar, janë gjetur dhe shkatërruar në mënyrë të kontrolluar 10 mina antitank TM 57, 5 bomba të improvizuara tubi dhe 3 mjete shpërthyese me tel.

Gjatë ikjes, për të krijuar efektin shpërthyes, terroristët në tenxhere me presion kishin futur nitrat amoniumi dhe mjete shpërthyese si dhe një siguresë elektrike për shpërthyesit e tjerë.

Në mënyrë të kontrolluar janë shpërthyer dhe minat anti-tanke, të cilat ishin fiksuar me rruaza dhe materiale të tjera të ndryshme dhe ishin mbaruar me fitila shpërthimi dhe qarqe.

Në fshatin Hopal, ushtarët hoqën edhe leckat e përdorura si simbole të organizatës terroriste dhe në vend të tyre u vendosën flamujt e Turqisë.

Fakti që në fshatin Kodlaki, në murin e ndërtuar me gurë të një shtëpie, pjesëtarët e organizatave terroriste kishin vendosur një mjet të improviuar shpërthyes shkelës në formë tubi, tregon se ata nuk marrin në konsideratë jetët e civilëve.

“Shpëtuam nga dhuna”

Forcat ushtarake të cilat në rajon kryejnë operacione të kërkimit dhe ekzaminimit, në të njëjtën kohë dërgojnë dhe shërbime shëndetësore për popullatën vendase.

Sipas video-pamjeve, e gjithë popullata vendase i nënshtrohet trajtimit mjekësor, duke u dhënë përparësi të sëmurëve, të moshuarve dhe fëmijëve.

Banorët e Afrinit, në këto pamje, tregojnë se falë Turqisë kanë shpëtuar nga terroristët dhe dërgojnë mesazhe falënderimi deri tek presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan.

Ndërkohë vazhdon me sukses operacioni “Dega e Ullirit” i nisur më 20 janar nga Forcat e Armatosura Turke, operacion ky i cili ka për synim neutralizimin e pjesëtarëve të PKK/KCK/PYD-YPG dhe DEASH si dhe shpëtimi i popullit mik dhe vëlla në rajon nga presioni dhe dhuna e anëtarëve të organizatave terroriste./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit