Një tërmet 6.6 ballë godet Papua Guinenë e Re

Mos i humb

Një tërmet prej 6.6 ballë sipas shkallës së Rihterit goditi Papua Guinenë e Re, një muaj pas një tërmeti shkatërrues që la të vdekur të paktën 125 njerëz.

Instituti Gjeologjik Amerikan raportoi se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 40 kilometrash.

Momentalisht nuk ka informacione për viktima eventuale apo dëme materiale.

Të paktën 125 njerëz humbën jetën në tërmetin prej 7.5 ballë që goditi vendin më 26 shkurt.

Papua Guinea e Re shtrihet në zonën e ashtuquajtur “Unaza e Zjarrtë e Paqësorit”, e njohur edhe si Rripi i Zjarrtë i Oqeanit Paqësor./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit