Agjencia e Refugjatëve në OKB: Pavarësisht pandemisë, tre milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre

Mos i humb

Lufta, dhuna, persekutimi dhe shkeljet e të drejtave të njeriut dëbuan gati tre milionë njerëz nga shtëpitë e tyre, vitin e kaluar, përkundër pandemisë COVID-19, tha Agjencia për Refugjatë e Kombeve të Bashkuara – UNHCR.

Në raportin e saj vjetor “Trendet Globale” thuhet se totali i njerëzve të zhvendosur ka arritur në 82.4 milionë – dyfishi i shifrës së një dekade më parë.

Gati 70 për qind e të prekurve janë nga vetëm pesë vende: Siria, Venezuela, Afganistani, Sudani i Jugut dhe Mianmari, thuhet në raport.

Shefi për refugjatë i Kombeve të Bashkuara, Filippo Grandi, i cili paraqiti raportin, tha se “82.4 milionë është shifra më e lartë” prejse kanë filluar numërimet e besueshme.

Turqia, fqinje e Sirisë, ka pranuar më së shumti refugjatë në numra absolutë: 3.7 milionë.

UNHCR-ja, me bazë në Gjenevë, tha se 99 nga më shumë se 160 vende që i kanë mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë, nuk kanë bërë përjashtime për njerëzit, që kanë kërkuar mbrojtje si refugjatë ose azilkërkues.

UNHCR-ja tha se 1 për qind e të gjithë njerëzimit tani është zhvendosur dhe se ka dy herë më shumë njerëz të zhvendosur me forcë, sesa një dekadë më parë.

Më shumë se 40 për qind e tyre janë të moshës nën 18 vjeç.

Gati një milion foshnje kanë lindur si refugjatë në periudhën 2018-2020, tha po ashtu UNHCR-ja.

/REL

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit