Që nga fillimi i pandemisë, Zelanda e Re mbylli kufijtë edhe zbatoi masa të rrepta, duke u bërë një nga vendet e pakta, që pothuajse eliminuan Covid-19 në komunitet, por qeveria është kritikuar për fushatë të ngadaltë vaksinimi.

“Unë jam duke buzëqeshur nën maskë”, tha Ardern ndërsa u ul për të marrë vaksinën në një qendër vaksinimi në Auckland.

“Kurrë nuk kam dashur të jem ndër të parët, që vaksinohen. Na është dashur të vaksinojmë punëtorët në vijën e parë të frontit. Unë dua të jem shembulli se vaksina është e sigurt, efektive dhe është me të vërtetë shumë e rëndësishme, që të gjithë të vaksinohen”, tha kryeministrja për mediet vendase, menjëherë pasi u vaksinua.

“Është e vërtetë ajo që thonë, se vaksina nuk dhemb aspak,” shtoi ajo.

Rreth 1 milion doza të vaksinës Pfizer janë dhënë deri më tani në Zelandën e Re, një vend me 5 milionë banorë.

Autoritetet mjekësore të vendit nuk kanë miratuar ende përdorimin e një vaksine tjetër, përveç se Pfizer-it.