Agresioni rus, Bushati: Zemërthyese situata në Ukrainë. BE të nxjerrë mësime!

Mos i humb

Situata në Ukrainë ka sjellë reagimin e ish-ministrit për Europën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati.

Përmes një reagimi në twitter, Bushati e cilëson zemërthyese pushtimin e paprovokuar të Ukrainës nga Rusia, ndërsa flet për një pikë kthese në rendin global.

“Është zemërthyese të shohësh një vend paqësor si Ukraina 🇺🇦 duke përjetuar një pushtim të paprovokuar nga ana e Rusisë 🇷🇺.

Një pikë kthese për rendin global me implikime shumë të mëdha për rendin e vendosur në Europë pas Luftës së Ftohtë.

A do t’i përgjigjet Europa në mënyrë strategjike kësaj sfide historike? Kjo po ndodh në Evropë!”.

Ndërkaq, në një reagim të mëvonshëm ndaj tëitterit të ish-Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm Suedez Carld Bildt, ish-ministri ynë i Jashtëm Bushati nuk kursen kritikat ndaj procesit të zgjerimit të BE-së.

Sipas tij, “nëse strategjia e dekurajimit dështon, strategjia që Putin aplikon prej vitit 2008 do të vazhdojë të funksionojë.

Një nga mësimet e dy dekadave të fundit që duhet të kishte mësuar BE-ja është se nëse nuk zgjerohet, të tjerët do të zgjerohen.

Koha për të njohur aspiratat evropiane të Ukrainës dhe për të përfshirë Ballkanin Perëndimor”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit