Agro-turizmi, Rama: Program nxitës fiskal

Mos i humb

Në mbledhjen e parë të këtij viti, Qeveria ka marrë një vendim për të stimuluar agro-turizmin. Kryeministri doli në një konferencë për shtyp pas përfundimit të mbledhjes, të zhvilluar në qytetin e Lezhës.

“Këtu potenciali është i madh dhe ka një hapësirë për rritjen e konsiderueshme të punësimit. Në javët në vijim do të miratojmë edhe programin përkatës të nxitësve fiskalë dhe do të kemi një konferencë për të lançuar të plotë programin e zhvillimit të agro-turizmit”, deklaroi Edi Rama.

Kryeministri tha se të gjitha bizneset që do të klasifikohen si agro-turizëm do të pajisen me një certifikatë të posaçme, që do t’u garantojë atyre lehtësitë fiskale dhe stimuluese.

Në këtë mbledhje është vendosur edhe përcaktimi i një liste me 100 fshatra, që do t’i nënshtrohen një projekti për zhvillimin rural në infrastrukturë, ekonomi e ndërhyrjet në dobi të trashëgimisë kulturore./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit