Tunizi, gjatë demonstratave arrestohen rreth 800 persona

Mos i humb

Gjatë demonstratave të dhunshme që mbahen në Tunizi janë arrestuar rreth 800 persona.

Sot është dita e pestë e protestave në Tunizi, ku nga fillimi i vitit nisën për rritjen e çmimeve të shumë prodhimeve. Protesta të mijëra njerëzve mbahen në më shumë se 100 lokacione në këtë vend.

Më shumë se gjysma e të arrestuarve, janë të moshës mes 20 dhe 30 vjeç, konfirmoi zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Halifa es-Siybani.

Ai theksoi se në krahasim me një ditë më herët, të enjten mbrëma situata ka qenë më e qetë. Siybani theksoi se është ulur shkalla e dhunës në rrugët e Tunisit. Sipas tij

gjatë demonstratave janë djegur më shumë se 80 automjete të pjesëtarëve të forcave të sigurisë si dhe ndërtesa e policisë në Kasrin.

Demonstratat fillojnë në orët e mbrëmjes, ndërsa në ditët e kaluara kanë ndërhyrë edhe pjesëtarët e forcave të sigurisë. Gjatë demonstratave pati edhe dhunë dhe plaçkitje, mbyllje të rrugëve, djegie dhe shkaktim të dëmeve mbi objektet private dhe publike.

Forcat e sigurisë reaguan duke përdorur gaz lotsjellës. Për shkak të demonstratave në 143 rajone në mbarë vendin janë shpërndarë mbi 2.000 ushtarë./Rtv islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit