Agron Shehaj: Ndriçim Babasi dhunoi Enkeleda Çelën ditën e zgjedhjeve, ishte vëzhguesja ime

Mos i humb

Agron Shehaj ka përsëritur denoncimin e bërë nga vetë vëzhguesja e tij, Enkeleda Çela, e cila tha se ditën e zgjedhjeve, u dhunua nga Ndriçim Babasi, kreu i njësisë numër në Tiranë, ku kandidoi dhe vetë Shehaj. Në një postim në Facebook, Shehaj ka publikuar një foto me Çelën, dhe zbulon se nuk e ka pasur as mbështetjen e njësisë ku ka qenë kandidat, numër 5.

Ai shkruan se kryetari i kësaj njësie, që është Ndriçim Babasi e ka dhunuar Çelën, pasi ka qenë vëshguesja e tij. Shehaj shton se ai do të bëjë çdo gjë që zëri i demokratëve të dëgjohet.

“Enkeleda Çela është demokrate e orëve të para. Ajo ka luftuar dhe sakrifikuar në çdo zgjedhje për të mbrojtur votat e Partisë Demokratike. Por më 13 Qershor, Enka u dhunua nga Kryetari i Degës nr 5 në Tiranë dhe u përzu nga qendra e votimit vetëm sepse ishte vëzhguese e imja dhe kërkoi të siguronte zgjedhje të drejta brenda partisë sonë. Shumë demokratë të tjerë më kanë dëshmuar se janë përjashtuar nga e drejta për të votuar. Jam pranë tyre dhe do bëj çdo gjë që mundem që zëri i tyre të dëgjohet. Partia Demokratike lindi si partia e lirisë dhe mund të bëhet fituese vetëm nëse është e lirë dhe demokratike. Me ju, deri në fund,”- shkruan Shehaj.

Të njëjtën gjë ka denoncuar dhe vetë Çela ditën e zgjedhjeve. Në një status në facebook ajo shkruante se Babasi kishte ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe e kishte nxjerrë jashtë njësisë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img
- ISLAMSHOP.CH -spot_img

Të fundit